Susan Boyle, tani elegante dhe e kuruar

20/07/2009 09:55

E krehur bukur, me make-up shume te kujdesshem dhe me veshje sipas trupit; Susan Boyle eshte shfaqur ne publik si imazh i elegances.

Ka hequr dore nga kacurelat e crregullta dhe veshjet e shemtuara. 48-vjecarja skoceze e cila u be yll i planetit brenda nje nate gjate performimit te jashtezakonshem ne “Britain’s got talent” eshte shfaqur ne nje interviste ne show-n amerikan “Today”, qe do te transmetohet te merkuren.

Edhe pse arriti vendin e dyte ne finale, Susan u konsiderua nga shume njerez si fituese morale e show-t. Pasi u qetesua ne nje klinike psikiatrike, Boyle ka punuar per albumin e saj debutues qe duhet te dale ne treg per Krishtlindje.

Top Channel