Rama: Do te firmosim statusin e minatorit

08/06/2009 15:45

Kryetari i Partise Socialiste, gjate turit te prezantimit te kandidateve per deputete dhe programit qeverises eshte ndalur ne ne nje takim me ish-minatore te Gurit te Kuq, ne Pogradec.

Zoti Rama, i cili ka nje plan te qarte per kete kategori te shoqerise, u angazhua se me ardhjen e Partise Socialiste do te firmose statusin e minatorit.

Ai tha se politika e qeverise ne keto 4 vjet e ka refuzuar kete kerkese legjitime dhe premtoi se ajo do te plotesohet ne 100 ditet e para te qeverisjes se socialisteve. Por shefi i socialisteve kishte ne fokus te angazhimit te tij edhe ata minatore te cilet nuk e kane arritur moshen e pensionit.

“Per kategorine atyre qe nuk punojne dhe qe nuk kane arritur moshen e pensionit, premtojme se pensioni minimal do te nise nga 12 mije leke te reja”, u shpreh Rama.

Nisur nga kushtet e veshtira te punes, se minatoreve kryetari i PS, Edi Rama shprehu keqardhje per jetegjatesine e tyre ndersa tha se qe ata te gezojne pensionin, do te ule moshen e daljes ne pension per ta ne 59 vjec.

ZotiR preku dhe ceshtjen e pensioneve per femijet e minatoreve si dhe vendosjen e rregullave ne kushtet e punes nga koncensionaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA