Guantanamo, vetevritet i denuari?

03/06/2009 11:30

Nje 31-vjecar me origjine nga Jemeni i burgosur prej 7 vjetesh ne Guantanamo Bay te Kubes, u gjet i vetevrare ne qeline e tij.

Ky ishte versioni zyrtar i ngjarjes qe konfirmimin e plote do ta marre pas rezultateve te autopsise.

Muhammad Ahmad Abdallah Salih, i njohur ndryshe si Al-Hanashi, ndodhej ne kampin famekeq qe prej shkurtit te vitit 2002. Ai eshte i pesti i burgosur qe gjen vdekjen ne Guantanamo.

Presidenti Barak Obama po kerkon me ngulm ta mbylle burgun e shumediskutuar te luftes anti-terror ne janar te 2010-tes, por ka hasur ne nje opozite te brendshme shume te fuqishme.

Salih nuk u akuzua kurre zyrtarisht nga gjykatat e posacme ushtarake per te dyshuarit e Guantanamos. Sipas sherbimeve sekrete amerikane, ai kishte luftuar perkrah talebaneve ne Afganistan e kish qene mysafir ne kater shtepi te lidhura me Al Kaeden e talebanet.

Ne Guantanamo qendrojne aktualisht rreth 240 te dyshuar per terrorizem. Grupet e te drejtave te njeriut e kane quajtur kampin “nje vrime te zeze ligjore” ku shume njerez mbahen te burgosur pa afate te percaktua kohore dhe cfare eshte me e rendesishmja, pa iu ngritur kurre nje aktpadi.

Top Channel