Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka marre pjese ne procesin e prodhimit te kartes se 1 milionte te identitetit, duke hedhur poshte edhe akuzat e opozites per pamundesine e pajisjes se te gjithe shtetasve me karten e identitetit.
Ne deklaraten e tij, numri nje i Ministrise se Brendshme eshte shprehur se deri tani, per karten e identitetit kane aplikuar me shume se 1 milione shtetas, 460 mije prej te cileve jane shtetas pa pasaporte.
Ne vijim te fjales, Nishani beri thirrje qe ditet ne vazhdim te aplikojne vetem shtetasit pa pasaporte, ne menyre qe ata te kene mundesi te votojne ne 28 qershor. Ministri ka konfirmuar gjithashtu se procesi eshte i suksesshem dhe i realizueshem sipas afateve te paracaktuara.
Top Channel