PS cel sot fushatën në Qytetin Studenti

28/05/2009 08:30

Partia Socialiste do të startojë sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit.

Nga sot fillon numërimi mbrapsht për të ndalur më 28 qershor ditën kur shqiptarët do të vendosin se kush janë preferencat e tyre politike. Vec detajit të këngës që do të shoqërojë të gjithë fushatën e selisë rozë, cdo detaj tjetër i mundshëm është mbajtur sekret nga organizatorët për të lënë surprizë cdo element tjetër të tij për pasditen e sotme.

Ditën e djeshme nisën përgatitjet e ngritjes së skenës ku do të zhvillohet mitingu i hapjes së fushatës. Gjatë ditës së djeshme pranë fushave të sportit në Qytetin Studenti mbërritën materialet e nevojshme dhe menjëherë pas tyre filloi montimi i skenës qendrore. Mitingu do të zhvillohet në ambientet e Qytetit Studenti në mënyrë simbolike, në të njëjtin vend ku lindi Lëvizja Studentore e viteve ’90.

Dy ditë më parë, kreu socialist prezantoi një element të fushatës elektorale. Ai u është rikthyer bashkëpunimeve muzikore me grupin “West Side Family” me të cilët këndoi gjashtë vite më parë një tjetër këngë me titullin “Tirona”.

Mësohet se mesazhet e lëshuara në hapjen e fushatës do t’u drejtohen veçanërisht studentëve, duke dashur që nga i njëjti vend ku 18 vjet më parë u ndryshua sistemi, këtë herë të ndryshojë e gjithë Shqipëria. Pjesë e mitingut që shënon hapjen zyrtare të fushatës do të jenë ekipi me 140 kandidatë, të cilët për herë të parë do të prezantohen së bashku para elektoratit si dhe aleatët e PS me të cilët ajo ka nënshkruar një koalicion, PSD, PDS, G99 dhe PBDNJ.

Top Channel