Fshati Val, tre vjet pa asnje dite me energji

25/05/2009 22:45

E cuditshme por e vertete, fshati Val i Bulqizes qe prej tre vitesh nuk ka energji elektrike. Banoret e kesaj zone vec varferise duhet te perballen edhe me erresiren.

Per fat te keq ne shekullin e teknologjise, vjersha e Naim Frasherit “Fjalet e qiririt” ketu eshte me aktuale se kurre. Per te vajtur ne fshatin Val duhet te kalosh malin e Dajtit, Malin me Gropa, per te dale me pas ne disa gryka qe duket se asfaltin nuk e kane njohur kurre.

Fshati eshte plotesisht i shkrete dhe shtepite mezi dallohen ne erresiren qe sapo ka rene. Ne rrugicat e ngushta nuk duket kembe njeriu dhe kjo na e ben orjentimin edhe me te veshtire.

Kryeplakun e gjejme ne shtepine e nenes se tij. Ora eshte rreth 7 e mbremjes e megjithate nene e bir i gjejme te shtrire per te fjetur.

Here pas here kryeplaku vendos ta kaloje naten ketu per shkak se e moshuara 74 vjecare eshte e semure dhe e ka te veshtire te orjentohet ne erresiren e plote.

“Jemi ne meshire ta fatit. Nuk shpetuam njehere. Ne palce i ka ardhur ketij fshati”, tregon kryeplaku. Pas me shume se tre vitesh premtime nga zyrtare te ndryshem te te gjitha niveleve dhe qeverite, banoret kane nisur te humbin tashme edhe shpresen.

Per ta erresira eshte kthyer ne nje bashkerrugetare qe i shoqeron dimer e vere. Gjate neteve te ftohta, kur fshati bllokohet nga debora dhe gjate veres, qe eshte i vetmi sezon ku ata shohin pakez drite me shume per shkak te zgjatjes se dites.

“Na dhemb shpirti. Na ktheu shteti si shpend te eger. Keta do te kujtohen per ne vetem po vdiqem si ne Gerdec”, tregon nje prej banoreve.

Mbijetesa eshte nje sfide e veshtire me te cilen banoret e ketushem duhet te perballen cdo dite. Mos qofsh i semure, thone ata, se i vetmi shpetim mbetet nje rrugetim i gjate dhe i veshtire me kale per te dale pas me shume se 2 oresh ne rrugen kombetare.

“Nuk jetohet keshtu. Na kane nxire jeten. Shkolle jo, rruge jo, uje jo, drite jo. C’te besh”, thote kryeplaku. Ai na fton te shkojme ne shtepine e tij qe ndodhet rreth 10 minuta larg.

Aty ai jeton me tre femijet dhe gruan. Rruges kryeplaku na tregon se banoret kane frike te dalin naten nga shtepite, pasi mungesa e energjise ka shtuar edhe kafshet e egra qe sillen rreth shtepive.

Ndersa te rinjte e fshatit te vetmen zbavitje nese mund te quhet e tille kane daljen livadheve me bagetine. “Vetem gjume. Ndiz qiririn dhe futja gjumit, ske cfare ben kurrgje”, thote nje djale adoleshent.

Ne Val koha ka lene gjurme te qarta dhe ndryshimi i sistemeve ne fillim te viteve ‘90 duket se nuk ka zbritur deri ketu.

Ora e fshatit ka mbetur diku larg disa dekada me pare. Ne disa shtepi gjen edhe foton e Enver Hoxhes mbi oxhak. “Ketu vijne vetem per vota. Sa i marrin s’na sheh me njeri. As ku rri as cfare ben”, thote adoleshenti.

Me shume se 80 banore te ketij fshati jane te lodhur nga thirrjet drejtuar pushtetareve. Vendimin tashme ata e kane te qarte.

“Po nuk sollen drita nuk votojme asnje. Kush parti sjell drita, ate do te votojme”, thote nje plake. Ne Val nuk ka dyqane as per te blere buke e jo me qirinj.

Te gjitha keto sigurohen dhjetra kilometra larg fshatit gjate veres per te mbijetuar me pas 6 muajt e vjeshtes dhe dimrit, qe ketu eshte i gjate dhe i ftohte. Pjesa tjeter eshte vetem erresire, erresire e plote.

Top Channel