Medvedev: Nuk ka garanci per furnizimin me gaz

22/05/2009 09:40

Presidenti rus Dmitri Medvedev nuk e ka perjashtuar krizen e gazit dhe ka thene se Rusia nuk mund t’i jape garanci Europes se nuk do te kete nderprerje te furnizimit ne te ardhmen.

Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve te pranishem ne samitin BE-Rusi qe po mbahet ne Khabarovsk, Medvedev sqaroi se Rusia nuk ka dhene dhe nuk do te jape asnje garanci per ceshtjen e gazit.

“Nga ana jone nuk kemi asnje problem. Gjithcka ua leme atyre qe duhet te paguajne”, ka thene Medvedev, duke iu referuar Ukraines. Pavaresisht kesaj deklarate, shpresohet qe samiti te dale me marreveshje per rifillimin e dialogut per ceshtje si energjia, tregtia dhe siguria.

Presidenti i Komisionit Europian, Barroso, ka deklaruar se do te diskutohen propozimet ruse per nje kornize te re ligjore per bashkepunimin energjitik, por duke respektuar rregullat aktuale dhe Karten energjitike, qe nuk eshte ratifikuar nga Rusia. Barroso ka kerkuar qe te evitohet perseritja e krizes se gazit te dimrit te shkuar, qe demtoi qytetaret evropiane.

Top Channel