Spanje, ulet 3 perqind prodhimi i brendshem

20/05/2009 14:30

Spanja ka shenuar nje ulje prej 3 perqind te prodhimit te brendshem bruto gjate tremujorit te pare te vitit, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Shifra eshte bere publike nga Instituti kombetar i Statistikave. Ulja ka qene 1,9 perqind krahasuar me tremujorin paraardhes.

Keto jane te dhenat me te keqija te regjistruara ne Spanje, qe nga viti 1970. Spanja ka hyre ne recesion qe prej vjeshtes se kaluar, ndersa ne dhjetevjecarin e fundit shenoi rritje ekonomike.

Top Channel