Mjeku shpeton me trapan jeten e 13-vjecarit

20/05/2009 11:45

Nje mjek australian ka shpetuar jeten e nje djali 13-vjecar, duke perdorur nje trapan.

Mjeku ka care kafken e femijes dhe pasi eshte futur brenda saj ka larguar gjakun e mpiksur, pasi spitali nuk dispononte pajisjet e nevojshme per te kryer nderhyrjen. Rob Carson kreu eksperimentin, pasi Nicholas Rossi, kishte rene nga bicikleta dhe ishte goditur ne koke.

Duke qene se ishte hera e pare qe ia kryente nje nderhyrje kirurgjikale, u keshillua per operacionin me nje neurokirurg nga Melburni. Babai i djalit tha se improvizimi i mjekut i shpetoi atij jeten. Pasi ishte rrezuar nga bicikleta, 13-vjecari dukej ne gjendje te mire, por nena e tij infermiere kishte vene re nje xhunge ne koke dhe vendosi ta conte ne spital.

Me te mberritur atje, femija ra ne gjume dhe humbi ndjenjat. Mjeku u detyrua te perdorte trapanin, nen udhezimet e neurokirugut, qe e drejtonte se sa thelle duhet te shponte.

Pas operacionit Nicholas Rossi u transportua ne nje spital me te madh ne Melbourn dhe doli prej andej diten qe festoi 13-vjetorin.

Top Channel