Obama, standarte per emetimet e automjeteve

19/05/2009 17:15

Presidenti amerikan Barack Obama do te njoftoje vendosjen e kufijve per ndotjen e ambjentit dhe do te caktoje standarte per emetimet e makinave dhe kamioneve.

Rregullat ne fjale synojne te reduktojne me 30 per qind gazrat qe leshojne automjetet. Plani ne fjale do te kurseje 1.8 bilion fuci nafte brenda vitit 2016 dhe do te jete i barabarte me largimin e 177 milione makinave nga rruget.

Kostoja e automjeteve te reja pritet te rritet me 1.300 dollare deri ne vitin 2016. Presidenti Obama pritet ta beje njoftimin e tij, qe konsiderohet si historik nga administrata, diten e marte.

Top Channel