Khamenei: SHBA mbeshtet terrorizmin

19/05/2009 13:45

Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei, ka akuzuar SHBA-ne si mbeshtetese te terrorizmit.

Sipas tij, qellimi i amerikaneve eshte krijimi i grupeve terroriste dhe vendosja e tyre ne provincen e Kurdistanit. “Ata duan te shtrijne thonjte e pergjakshem ne kete rajon”, ka thene Khamenei.

Deklarata ishte pjese e nje fjalimi te Khameneit te mbajtur para nje turme njerezish, qe therrisnin “Vdekje Amerikes”.

Top Channel