Hamas: Obama tenton te mashtroje boten

19/05/2009 16:55

Levizja islamike e Hamasit ka reaguar ashper ndaj deklaratave te presidentit amerikan Barack Obama, pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Deklaratat e Obama dhe shprehjet e tij plot shprese kane si objektiv te mashtrojne komunitetin nderkombetar mbi gjithcka qe ka te beje me sjelljen dhe ekzistencen e etnise izraelite, qe eshte raciste dhe radikale”, thuhet ne nje komunikate te levizjes islamike.

“Fjalet e Obama jane asgje me shume se nje bashkesi shpresash tek te cilat Hamas nuk beson”, ka deklaruar nje zedhenes.

Top Channel