Turqi, tradhtoi te shoqin, i presin hunden dhe veshet

18/05/2009 11:05

Opinioni publik ne Turqi eshte tronditur nga nje ngjarje e pazakonte, ku nje grua ndodhet ne prag te vdekjes per ceshtje nderi. 23-vjecarja eshte gjymtuar ne hunde dhe veshe, eshte goditur me thike ne bark dhe eshte braktisur ne nje kamp.

Veprimi ishte ndermarre per te vene ne vend nderin e familjes, qe dyshonte se ajo kishte nje lidhje jashtemartesore. Mediat njoftuan se ngjarja ndodhi ne nje fshat ne provincen Agri, nje rajon me shumice kurde ne lindje te Turqise. Vajza u gjet ne prag te vdekjes ne gjendje shume te rende.

Policia ka ndaluar deri tani tete persona, si pergjegjes per torturat dhe tentativen e vrasjes se gruas. Sipas shtypit, flitet per pjesetare te familjes se bashkeshorit.

BE i ka kerkuar Turqise te zgjidhe plagen sociale te krimeve te nderit, ndersa qeveria dhe shoqatat per te drejtat e njeriut kane shtuar perpjekjet per te luftuar kete fenomen, edhe duke krijuar skudra speciale me eksperte sociale e familjare, mesues e gazetare qe veprojne ne zanat me rrezik.

Top Channel