Myanmar, udheheqja e opozites del ne gjyq

18/05/2009 09:45

Ka nisur ne Rangoon procesi gjyqesor ndaj udheheqeses se opozites birmaneze Aung San Suu Kyi.

Ajo akuzohet se ka thyer rregullat e arrestit shtepiak, ne te cilin ndodhet prej vitesh, pasi ka lejuar qe ta vizitoje nje shtetas amerikan. Rreth burgut jane shtuar masat e sigurise, ndersa ambasadoret europiane nuk jane lejuar te hyjne ne ndertese.

Nje avokat i Suu Kyi, e cila rrezikon te denohet me nga 3-5 vjet burg, ka thene se ajo nuk do t’i pranoje akuzat, sepse nuk ka bere ndonje shkelje pasi amerikani erdhi i paftuar ne shtepine e saj. Veprimtaret prodemokracise thone se akuzat kunder Suu Kyi, synojne qe ta mbajne ate nen arrest qe te mos kthehet ne politike.

Top Channel