Gripi i shpendeve kerkon nje hunde te nxehte!

18/05/2009 10:40

Hunda jone eshte shume e ftohte, ka nje temperature 32 grade dhe per kete arsye virusi i gripit te shpendeve H5N1 nuk arrin te na infektoje.

Temperaturat e zhvillimit dhe te mbijeteses se virusit jane te tjera, pasi ai qendron ne trupin e zogjve, qe eshte i ngrohte rreth 40 grade.

Ky eshte konkluzioni i arritur nga nje grup shkencetaresh te Kolegjit Imperial te Londres, me nje studim te publikuar ne “Plos Pathogens”.

Per kete motiv, gripi i shpendeve, nuk u be kurre rrezik per njerezimin. Por gripi i derrave eshte ndryshe, pasi kerkon “nje hunde me te ftohte”, pra eshte perhapet kollaj permes rrugeve te frymemarrjes.

Kerkuesit arriten ne konkluzionet e tyre duke krijuar artificialisht ne laborator kushtet e ambientit, ne te cilin jeton virusi.

Top Channel