Turqia vijon procesin ndaj Pamuk

16/05/2009 10:10

I vleresuar me cmimin Nobel ne vitin 2006, shkrimtarit te njohur Orhan Pamuk i duhet te mbroje idete e tij para nje gjykate.

Pamuk akuzohet ka fyer kombin turk. Ceshtja nisi ne 2006 kur Pamuk dha nje deklarate bombe per nje gazete zvicerane.

“Ne turqit kemi vrare 30 mije kurde dhe nje milione armene, dhe askush vec meje, nuk guxon te flase”, pati deklaruar shkrimtari.
Nje mik i tij, gazetari me origjine armene Hrant Dink, mbeshteti te njejten teze per genocidin e 1915 dhe u denua me gjashte muaj burg.

“Mendova se te njollosesh nderin e nje kombi nuk eshte te flasesh per disa ceshtje te erreta”, tha Pamuk.

Top Channel