Gripi i derrave prek edhe Indine

16/05/2009 10:50

Shenohet rastri i pare i gripit te derrave ne Indi. Lajmin e konfirmuan autoritetet e Ministrise se Shendetesise.

Personi bartes i virusit H1N1 eshte nje inxhinier, qe eshte vendosur ne karantine ne qytetin jugor Hyderabad. Sipas nje televizioni indian, behet fjale per nje person te zbuluar ne aeroport, qe ishte kthyer nga Dubai.

Pacienti u eshte nenshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv. Gjate dites jane raportuar raste te semundjes edhe ne Turqi, Malajzi, Britani e Panama, ndersa ne SHBA u shenua viktima e peste.

Top Channel