57% e izraeliteve mbeshtetin krijimin e dy shteteve

15/05/2009 10:20

Popullariteti i kryeministrit izraelit ndodhet ne krize. Shumica e izraeliteve mbeshtesin zgjidhjen e krijimit te dy shteteve.

Nje sondazh i publikuar nga e perditshmja ”Haaretz”, tregon se 57 perqind e popullsise do te donin qe kryeministri Netanyahu te shprehej ne favor te dy shteteve gjate takimit me presidentin Obama ne Washington me 18 maj.

I njejti sondazh sqaron se shenohet nje renie e popullaritetit te kryeministrit. 59% e te pyeturve thane se sjellja e tij eshte me e keqe se ajo e paraardhesit Ehud Olmert, ndersa 27 perqind e ka cilesuar me te mire. Pakenaqesi jane shprehur edhe ndaj punes se ministrit te Jashtem, Avigdor Lieberman.

45 perqind e izraeliteve jane shprehur kunder politikave te liderit ultranacionalist te djathte.  

Top Channel