Sony shenon humbjen e pare pas 14 vjetesh

14/05/2009 12:35

Sony ka shenuar humbjen e pare vjetore ne 14 vjetet e fundit, pasi ka regjistruar renie te shitjes se produkteve te saj.

Lajmin e ka bere te ditur kompania, qe shenoi nje humbje prej 98,84 miliarde jen per nje vit deri ne muajin mars. Per vitin tjeter parashikohen 120 miliarde jen humbje. Kompania e prodhimeve elektronike ka bere pergjegjese krizen globale dhe jenin e forte per humbjen, ndersa shitjet e saj jane ulur me 12,9 perqind.

Sony do te shkurtoje 8 mije nga 185 mije vendet e punes dhe do te mbylle 10 perqind te fabrikave. Megjithate, humbja e regjistruar nuk eshte aq sa ishte parashikuar nga kompania.

Top Channel