Shtyhet gjyqi i ish-presidentit izraelit Katzav

14/05/2009 10:55

Shtyhet gjyqi i ish-presidentit izraelit Moshe Katsav, i akuzuar per perdhunim dhe nje sere ngacmimesh seksuale.

Procesi do te zhvillohet ne muajin shtator, ndersa ish-kreu i shtetit deklaroi se ai do ta provoje pafajesine. Gjykata pranoi kerkesen e avokateve mbrojtes per te shtyre per 30 dite pranimin e disa dokumentave me shkrim dhe vendosi qe seanca te mbahet me 1 shtator.

Akuzat per Katzav ishin ngritur nga disa ish-punonjese femra, qe ishin pjese e kabinetit te tij kur kishte qene ne postin e ministrit te Turizmit dhe me pas president. Nese provohen akuzat, Katzav mund te denohet me 16 vjet heqje lirie.

Ai dha doreheqjen ne 2007 dhe nese shpallet fajtor do te behet i pari president i Izraelit, qe denohet per ngacmime seksuale.

Top Channel