SHBA, arrestohet pas 27 vjetesh i kerkuari

14/05/2009 18:35

Eshte arrestuar ne Shtetet e Bashkuara nje person i kerkuar nga policia, i arratisur nga burgu 27 vjet me pare.

Pasi kishte ndertuar nje jete te re dhe jetonte me nje identitet tjeter ne Xhorxhia, Richard Boucher eshte identifikuar si pasoje e nje telefonate anonime te sherifit te zones.

Ai ishte denuar ne vitin 1980 me 10 vjet burg per grabitje, por ishte arratisur nga burgu dhe kishte ngritur familje.

Vetem nga arrestimi, e bija e tij 25 vjecare ka zbuluar identitetin e vertete te te atit.

Top Channel