Nju Jork, asambleja, pro legalizimit te martesave gay

13/05/2009 09:50

Asambleja e shtetit te Nju Jorkut i hap rrugen legalizimit te martesave mes homoseksualeve.

Me 89 vota pro dhe 52 kunder eshte miratuar nje projektligj, qe pritet te hase ne kundershtime te medha ne senat. Votimi ketu do te kryhet javen e ardhshme.

Projektligji per legalizimin e martesave te te njejtit seks u prezantua nga guvernatori demokrat David Paterson.

Deri tani pese shtete amerikane kane legalizuar martesat gay. Votimi me i fundit pro ishte ai ne shtetin Maine me 6 maj.

Top Channel