Indi, zgjedhjet hyjne ne fazen finale

13/05/2009 09:40

Hyn ne fazen finale votimi per zgjedhjet e pergjithshme ne Indi. Ne raundin e peste do te votojne me shume se 100 milione shtetas ne 86 zona elektorale ne shtate shtete.

Rezultatet e zgjedhjeve pritet te dalin ne fundjave, ndersa parlamenti i ri sipas Kushtetutes, do te mblidhet me 2 qershor. Dy partite kryesore, partia e Kongresit dhe ajo e nacionalisteve hindu, BJP, pritet qe te marrin shumicen e votave dhe rezultatet ne shtetin Tamil Nadu pritet te jete te rendesishme.

Nga ky shtet dalin 39 deputete per parlamentin ne Dehli. Raundi i pare i zgjedhjeve ne 16 prill u shoqerua me sulmet e maoisteve ne pjesen lindore dhe qendrore te vendit, qe lane 17 te vdekur.

Ndersa raundet e tjere ishin me pak te dhunshem.

Top Channel