BBC, nje mysliman ne krye te programeve fetare

13/05/2009 10:05

Zgjedhja e Mark Thompson, bosit te BBC-se, eshte nje nder ato zgjedhje qe mund te shenoje epoke ne historine e televizionit publik.

Ne keto lloj mediash, ka shikueshmeri te larte dhe po ashtu ka rendesi edhe diversiteti ne radhet e prezantuesve apo drejtuesve.

Lajmi i fundit eshte transferimi i nje myslimani nga Channel 4 ne postin e pergjegjesit per programet fetare ne BBC dhe ky mund te jete nje revolucion i mirefillte ne boten e informacionit anglo-sakson.

Per 40-vjecarin, Aaquil Ahmed, transferimi ne BBC eshte nje kthim ne shtepi. Megjithate ne kete media eshte krejt ndryshe. Channel 4 mbahet me vetefinancime, ndersa BBC merr fonde qeveritare, pra me taksat e qytetareve.

Aaquil Ahmed eshte nje profesionist dhe ne Channel 4 ka shkaktuar nje skandal duke promovuar transmetime per Kur’anin ose dokumentare mbi ‘kultin e kamikazeve’, duke sjelle ne oret kulmore te mbremjes debatet mbi Islamin.

Ahmet theu skemat e konsoliduara dhe sipas komunitetit kristian, theu edhe linjen objektive duke u treguar ne favor te besimit mysliman.

Top Channel