Papa: Te luftohet antisemitizmi

11/05/2009 11:05

Papa Benedikti XVI mbërriti në Izrael, stacioni i radhës në turneun e tij në Lindjen e Mesme, apo tokën e shenjtë sic e quajnë besimtarët katolikë.

Në aeroportin e Tel Avivit Papa mbajti një fjalim. Ai tha se kudo ku ngre kokë antisemitizmi duhet luftuar me cdo kusht.  

Ati i Shenjtë do të vizitojë edhe territoret palestineze, në një udhëtim që mediat vendase e quajnë historik ndërsa zyrtarët e kishës thonë se do të përmirësojë marrëdhëniet me komunitetet myslimane dhe hebraike.

Lëvizjet e Atit të Shenjtë do të shoqërohen me masa të jashtëzakonshme sigurie. Helikopterët do të jenë mbi autokolonën e Papës kudo ku ai do të shkojë. Mëse 30 mijë forca policore janë dislokuar në atë që konsiderohet dhe operacioni më i madh i këtij lloji që pas vizitës së Papa Gjon Palit të dytë në vitin 2000.  

Top Channel