Pakistan, eksod biblik per t’i shpetuar luftimeve

11/05/2009 10:15

Ushtria pakistaneze vazhdon ofensiven ndaj talebaneve, pas nje fundjave qe u shkaktoi vdekjen 200 militanteve ne luginen Swat.

Artileria bombardoi pozicionet e talebaneve, ndersa UNHCR paralajmeroi per rritjen e numrit te civileve te zhvendosur. Deri tani jane nje milion persona te larguar nga zonat e luftimeve. Ushtria perdori artilerine e rende ndaj talebaneve, qe kontrollojne pjesen kryesore te lugines, nderkohe qe luftime pati edhe ne rajonin Malakand, qe perfshin distriktet Dir dhe Buner.

Operacioni pritet te jete i gjate dhe i veshtire. Nderkaq, ne nje tjeter zhvillim ne Pakistan, mesohet se gjashte persona mbeten te vrare dhe disa te tjere u plagosen, nga nje sulm kamikaz ne nje pike kontrolli ne qytetin Peshawar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA