Gazetarja iraniane e denuar per spiunazh do lirohet

11/05/2009 13:35

Nje gjykate ne Iran ka shkurtuar nga tete vjet ne dy denimin per gazetaren amerikano-iraniane Roxana Saberi dhe ka vendosur ta pezulloje ate. Gazetarja do te lirohet se shpejti, deklaruan avokatet mbrojtes.

Gjykata e Apelit e mori vendimin ne nje sesion peseoresh, dy dite perpara afatit te percaktuar. Vendimi per pezullim te kushtezuar te denimi, u mor pasi SHBA nuk konsiderohet nga gjykata vend armik. Saberi ishte ndaluar te punonte si gazetare per pese vjet, por ajo do te mund te largohet nga Irani.

Reporterja ishte akuzuar si spiune e amerikaneve, ndonese i kishte mohuar akuzat. Qe prej muajit janar Saberi mbahej ne burgun Evin ne Teheran. Ceshtja e gazetares shkaktoi reagime te forta nderkombetare dhe per lirimin e saj apeloi edhe presidenti Obama.

Top Channel