Zjarret, 53 mije persona evakuohen ne Santa Barbara

09/05/2009 10:05

Vazhdon te jete e renduar situata ne Kalifornine e perfshire nga zjarret. 53 mije persona jane zhvendosur nga Santa Barbara, ndersa 23 mije te tjere po behen gati te evakuohen.

Zjarret e diteve te fundit detyruan guvernatori Arnold Shvarceneger te shpalle gjendjen e jashtezakonshme ne shtetin e Kalifornise. Flaket e zjarrit kane perfshite kodrat rreth qytetit Santa Barbara.

Me shume se 1100 hektare jane djegur, ndersa dhjetera shtepi jane shkaterruar. Situata eshte veshtiresuar per shkak te eres qe fryn me shpejtesi mbi 100 km/ore dhe qe perhaps flaket.

Top Channel