Papa ne Jordani, sot viziton xhamine e Amanit

09/05/2009 09:50

Dita e dyte e vizites se Papa Benediktit XVI ne Lindjen e Mesme do te perqendrohet ne dialogun mes besimeve fetare.

Ati i Shenjte do te marre pjese ne nje meshe private dhe me pas do te vizitoje xhamine me te madhe te vendit, ate te mbretit Husein, ku edhe do te lutet. Papa do te takohet edhe me kreret myslimane ne kryeqytetin Aman, perpara te cileve do te mbaje nje fjalim.

Dita e sotme nisi per Papen me nje vizite ne Malin Nebo, ku sipas bibles Moisiu pa token e premtuar perpara se te vdiste. Sipas analisteve, vizita e Atit te Shenjte ne Lindjen e Mesme shihet si perpjekje per te permiresuar marredheniet me boten islame.

Pjese e udhetimit te tij do te jete edhe nje vizite ne Izrael dhe Bregun Perendimor.

Top Channel