Gripi, vaksine false 120 personave ne Kolumbi

09/05/2009 09:30

Nje grua kolumbiane ka arritur te mashtroje nxenesit e nje shkolle, te cileve u ka injektuar vaksina false per t’u mbrojtur nga gripi i derrave.

Gruaja ka organizuar nje dite vaksinimi dhe ua ka shitur dhe injektuar vaksinen e rreme 120 personave. Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja spanjolle “El Mundo”.

Sipas saj, gruaja e kishte organizuar te gjithe kete histori jo per para, por per t’i qendruar prane njerit prej mesuesve te shkolles, me te cilin kishte rene ne dashuri.

Ngjarja ndodhi ne Marsella, rreth 370 km larg kryeqytetit Bogota.

Top Channel