Gripi A, shenohen raste te tjera ne bote

09/05/2009 08:50

Vazhdon te zgjerohet gjeografia e gripit te derrave ne bote, me shfaqjen e te tjera rasteve. Gjate nates ka mberritur lajmi se jane konfirmuar tre rastet e par ate virusit ne Japoni.

Te prekurit jane nje mesues dhe dy studente, qe ishin kthyer nga SHBA. Rasti i pare i shfaqjes se Gripit A eshte shenuar edhe ne Australi, ndersa Brazili njoftoi per dy raste te tjera, duke e cuar ne 6 numrin e pergjithshem.

Nderkaq ne Jalisco te Meksikes jane mbyllur baret, restorantet, stadiumet dhe vendet publike, pas njoftimit per tre vdekje te dyshimta. Nderkaq, ne Kanada flitet per nje viktime nga Gripi A, por vdekja nuk eshte e sigurte.

Sipas parashikimeve te OBSH-se, nese vihet re rritje e numrit te rasteve me Gripin A, mendohet qe perhapja e virusit A/H1N1 do te vazhdoje edhe jashte vatres te origjines dhe deri ne fund te korrikut semundja mund te kete infektuar me shume se 1 miliard persona.

Top Channel