SHBA, 10 banka te medha, te dobeta

08/05/2009 12:20

10 nga 19 bankat e medha amerikane rezultojne te mos jene te imunizuara nga kriza ekonomike.

Kjo do te thote qe ato kane nevoje per kapitale shtese. Keto te dhena kane dale pas testimit te ashtuquajtur, ‘stresi i bankave’.
 
Keshtu “Bank of America” eshte ne mesin e te dobeteve ndaj duhen marre masa per te dale nga kjo kategori.  

Rezultatet e testit te ‘stresit te bankave’ hoqen nje vije mes institucioneve te shendosha dhe atyre te dobeta, duke propozuar ne kete menyre se duhet te ndermerren hapa per te ecur perpara.

“Te gjitha bankave iu jepet shansi per te qendruar ne biznes, per te gjetur kapitale qofte ne rruge shteterore, qofte ne rruge private”, u shpreh analisti i tregut, Guillermo Kopp.

Top Channel