Obama-Lavrov, tone entuziazmi ne takim

08/05/2009 09:00

Takimi i presidentit amerikan Barack Obama me shefin e diplomacise ruse ne Uashington, Sergei Lavrov ka qene ne nje njejtat tone optimiste si ai me liderin afgan e ate pakistanez.

Edhe ne keto bisedime Obama u tregua mjaft entuziast, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kane nje mundesi te shkelqyer per te permiresuar marredheniet mbi nje sere ceshtjesh, perfshire edhe mosperhapjen e armeve berthamore, konfliktin ne Irak dhe ekonomine boterore.

Takimi u zhvillua ne kuader te pergatitjeve per bisedimet e nivelit te larte qe Obama do te kete ne muajin korrik me presidentin rus Dmitri Medvedev ne Moske.

Gjate komenteve per gazetaret, si presidenti amerikan, ashtu edhe ministri i Jashtem rus iu shmangen ceshtjeve te debatueshme qe  ndajne dy vendet.

Gjate takimit te tyre te mevonshem, Obama dhe Medvedev shpresojne te shqyrtojne nje kornize per nje marreveshje te re mbi armet strategjike.

Top Channel