Gates do caktoje nje gjeneral ne komanden ne Kabul

08/05/2009 13:45

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, pritet te caktoje nje gjeneral ne komanden e forcave ushtarake ne Afganistan.

Lajmin e ka bere te ditur sot “Wall Street Journal”. Sipas gazetes, David Rodriguez eshte perzgjedhur per nje post ne Kabul, por ai ende nuk behet i ditur.

Komandanti aktual i forcave amerikane ne Afganistan eshte gjenerali David McKiernan. Nje zedhenes i Gates refuzoi te komentoje emerimin e Rodriguez.

Presidenti Obama ka urdheruar dergimin e 17 mije trupave te tjere ne luften kunder talebaneve dhe e ka akuzuar paraardhesin Bush se e ka anashkaluar ate dhe eshte fokusuar me shume tek konflikti ne Irak.

Top Channel