61 te vdekur nga perleshjet ne Pakistan

08/05/2009 10:20

Bilanci i viktimave te perleshjeve te fundit ne luginen Swat ne Pakistan dhe ne distriktet Lower Dir dhe Buner, eshte 61 te vdekur.

55 prej tyre jane talebane dhe 6 te tjere civile, thuhet ne nje komunikate zyrtare ne Islamabad.

Mbremjen e djeshme u konfirmua vrasja e 7 ushtareve, qe kishin rene ne nje prite. Presidenti pakistanez Zardari ka theksuar se operacionet ushtarake kunder talebaneve do te vazhdojne derisa lugina Swat t’i kthehet normalitetit.   

Top Channel