31 viktima nga permbytjet ne Brazil

08/05/2009 12:45

Permbytjet si pasoje e reshjeve te dendura qe kane perfshire Brazilin, kane shkaktuar 31 te vdekur dhe kane 500 mije banore te pastrehe.

Pjesa me e goditur eshte shteti Piaui ne verilindje te vendit. 270 qytete dhe komunitete ne 10 shtete jane permbytur nga dalja e lumenjve nga shtrati. 1/3 e viktimave jane nga shteti Ceara, thone burimet zyrtare.

Rruget jane te permbytura dhe ndihmat jane shperndare vetem ne disa zona me helikoptere. Per me shume se dy jave shirat kane rene pa nderprerje dhe sipas parashikimeve do te vazhdojne edhe ne 10 ditet e ardhshme.

Top Channel