15 viktima nga nje tajfun ne Filipine

08/05/2009 14:30

15 persona kane gjetur vdekjen nga nje tajfun ne veri te Filipineve, qe shkaktoi rreshqitje te tokes dhe shkuli nga vendet catite e shtepive.

Tajfuni Chan-Hom, i pesti qe godet vendin gjate ketij viti, shkaterroi rruge e ura, si dhe demtoi rrjetin elektrik ne disa provinca ne ishullin Luzon. 13 prej viktimave ishin fshatare, qe humben jeten nga rreshqitjet e dheut ne nje zone malore.

Stuhia tropikale eshte dobesuar ne Filipine dhe tani i eshte drejtuar Kines. Javen e kaluar nga nje tjeter tajfun, gjeten vdekjen 27 persona ne pjesen qendrore te vendit.

Top Channel