Shperthim ne nje salle lojrash ne Ukraine, 9 te vdekur

07/05/2009 12:35

Nente persona gjeten vdekjen dhe 11 te tjere u plagosen, si pasoje e nje shperthimi ne nje salle lojrash ne Dnepropetrovsk te Ukraines.

Dyshohet se shkak per shperthimin eshte bere nje qark i shkurter elektrik ne nje nga makinat me monedha, qe u shoqerua edhe me nje zjarr te madh. Sherbimet ukrainase te sigurise e kane perjashtuar pisten e ndonje akti terrorist.

Ne sallen ku ra zjarri ndodheshin rreth 60 makina loje, me shume nga c’mund te mbante salla, ndersa nuk kishte dalje te sigurise dhe materiale antizjarr.

Top Channel