Rrembehet anija holandeze ne Gjirin e Adenit

07/05/2009 12:15

Piratet somaleze kane rrembyer nje anije holandeze me tete pjesetare te ekuipazhit. Sekuestrimi ka ndodhur ne ujrat e Gjirit te Adenit.
 

Sipas nje perfaqesuesi te organizates per asistence ndaj anijeve me baze ne Kenia, rrembimi eshte kryer paraditen e sotme. Per momentin nuk jepen detaje te tjera.

Nje dite me pare ne Gjirin e Adenit u rrembye nga piratet nje anije gjermane dhe nuk ka ende asnje informacion per fatin e saj.

Top Channel