Gripi, Kina nxjerr pasagjeret meksikane nga karantina

07/05/2009 11:20

Kina ka lehtesuar masat, edhe pse virusi H1N1 ka filluar te perhapet gjeresisht ne Europe.

Sot Pekini hoqi karantinen shtate ditore per pasagjeret e nje avioni qe kishte ardhur nga Meksiko, ku gjendej nje person, qe rezultoi pozitiv me virusin, njoftoi Ministria e Shendetesise.

Nxjerrja e meksikaneve nga karantina i ngrohu disi marredheniet me Meksiken, qe kishte akuzuar vendet per trajim te padrejte ndaj shtetasve te saj.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, njoftoi gjithashtu se 25 studente kanadeze jane nxjerre nga karantina ne juglindje te provinces Changchun. Asnjeri prej tyre nuk rezultoi me simptoma te gripit te derrave.

Top Channel