Berlusconi: Nuk jam shoqeruar kurre me minorene

06/05/2009 10:30

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka hedhur poshte akuzat e se shoqes dhe ka deklaruar se nuk eshte shoqeruar kurre me vajza te mitura.

Ishte pikerisht ky shkaku, qe bashkeshortja e tij Veronica Lario mori vendimin per te kerkuar divorcin. Berlusconi kerkoi qe Veronika ta pranoje se ka gabuar dhe te kerkoje falje. Kavalieri ka qene i ftuar ne emsionin “Porta a Porta” ne televizionin Raiuno, ku ka dhene shpjegimet e tij. Ai ka akuzuar te majten dhe shtypin per genjeshtrat e perhapura rreth tij.

 “E majta dhe shtypi i saj nuk arrijne ta pranojne popullaritetin tim, qe ka arritur 75 perqind. Duke pare gjendjen ne te cilen ndodhet e majta, kane nisur sulmet e pabaza personale”, tha Berlusconi.

Persa i perket ceshtjes se shumeperfolur te velinave, qe do t’i kandidonte per ne Parlamentin Evropian, kryeministri eshte shprehur se behet fjale per nje kurth, ne te cilin ka rene edhe vete Veronica. “Velinat nuk ekzistojne ne lista, kjo eshte genjeshter. Listat nuk i kam bere une, por nuk mund te lejoj qe vajza te tilla te denigrohen”.

Duke iu referuar akuzave te se shoqes, kryeministri eshte shprehur se ky eshte nje turp. “Babai i vajzes me kishte thirrur ne nje takim. Gjithcka ka nsiur nga gazeta “Repubblica”. Do te ishte cmenduri te kisha lidhje me minorene dhe me pas te shfaqesha ne publik ne vende teper te fotografuara. Fotot e festes se 18-vjetorit te Noemit, jane te vertata. Ato i ka kushdo, qe ka qene i pranishem ne feste”, ka deklaruar kryeministri.

Persa i perket marredhenieve me te shoqen, Berlusconi tha se e do shume, por se ajo duhet te kerkoje falje, pasi akuzat jane mbeshtetur ne gjera te paverteta.

Top Channel