Turizmi, Londra qyteti me i piste ne Evrope

04/05/2009 17:50

Mes qyteteve evropiane, Londra eshte me e pista, me e shtrenjta dhe me ushqimin me te keq.

Keshtu e cileson kryeqytetin britanik nje sondazh i “Tripadvisor”, i cili ka analizuar defektet e kryeqyteteve te Evropes dhe ka intervistuar 2376 turiste.

Por ne aspektet pozitive, jeta e nates dhe cilesia e terheqjes turistike e Londres rezultojne me te mirat ne kontinentin e vjeter.

Ne vend te dyte si qyteti me terheqjen me te madhe turistike renditet Roma, e cila persa i perket ushqimit renditet e treta, fushe ne te cilen kampion eshte Parisi.

Por kryeqyteti francez dhe ai britanik renditen gjithashtu si mikpritesit me te keqinj.

Top Channel