Kina: Nuk po diskriminojme Meksiken

04/05/2009 09:05

Kina ka mohuar diskriminimin ndaj shtetasve meksikane, ndersa perpiqet te ndale perhapjen e gripit te derrave. Me shume se 100 persona, mes te cileve shume meksikane ndodhen ne karantine ne Kine, qe kur virusi u konfirmua tek nje pasagjer nga Meksika.

Autoritetet meksikane kane thene se shtetasit e saj po mbahen padrejtesisht, pasi askush tjeter nuk ka pasur simptoma te gripit.

Sipas Ministrise se Jashtme kineze, behet fjale per nje karantine mjekesore dhe jo akt diskriminues. Ne nje deklarate te saj thuhet se Meksika duhet te kuptoje masat e Kines dhe ta perballoje kete ceshtje me objektivitet dhe me qetesi.

Meksikanet thone se do te dergojne ne Kine nje avion qe te transportoje vendasit qe duan te kthehen.

Top Channel