Irani: Bllokada amerikane nuk na tremb

04/05/2009 10:40

Teherani eshte gati t’i pergjigjet cdo vendimi te mundshem te Kongresit amerikan, qe mund te vendose si sanksion nderprerjen e eksportit te benzines drejt Iranit.

Edhe pse eshte prodhuesi i katert i naftes ne bote, Irani nuk ka aftesi te medha perpunimi. Teherani thote se eshte pergatitur, pas vendimit te kongresmeneve amerikane qe propozuan nje ligj, qe do t’u vendoste sanksione kompanive vendase dhe te huaja te mos eksportojne me benzine drejt republikes islamike. Edhe sekretarja Clinton kishte paralajmeruar per sanksione te ashpra, nese Irani nuk bashkepunon per programin berthamor.

Irani importon 40 perqind te nevojave per benzinen, pasi nuk ka potencial ne perpunimin e naftes. Autoritetet iraniane thone se kane mekanizmat e pergjigjes ne rast bllokade dhe se politika e kercenimit ka marre fund.

Top Channel