Gripi A “ze” Kombet e Bashkuara

04/05/2009 19:35

Megjithe renien relative te vemendjes, influenca A, sic po njihet zyrtarisht gripi i derrave, po sjell me shume debat, sesa te semure nga virusi.

Kete radhe debati eshte ne mes vete strukturave te Kombeve te Bashkuara. Organizata Boterore e Shendetesise thote se alarmi eshte konstant dhe mund te shkoje ne nivelin 6, qe nenkupton pandemine globale.

Por nuk mendon keshtu shefi i saj i madh, sekretari i pergjithshem i OKB, Ban Ki Moon. “Nese situata mbetet e njejte OBSH nuk e ka ne plan ta coje ne 6 nivelin e alarmit, por rreziku i pandemise eshte i mundur”, ka deklaruar Ban Ki Moon.

Situata me problematike mbetet ne Meksike, ku vazhdon te rritet numri i personave te prekur nga gripi dhe ai i viktimave te tij.

Sipas informacioneve te fundit te ministrit meksikan te Shendetesise, Jose Angel Cordova, te prekurit jane 701 ndersa te vdekurit 26.

Top Channel