Chan: OBSH mund te rrise alarmin ne maksimum

04/05/2009 14:35

Shefja e OBSH-se, Margaret Chan ka deklaruar se testimi i vertete per gripin e derrave do te behet kur nje pjese e vendeve te preken nga gripi sezonal i dimrit.

“Shpresojme qe virusi te ndalet, pasi nese kjo nuk ndodh do te kete perhapje te madhe”, tha ajo per “Financial Times”. “Une nuk parashikoj se pandemia do te shpertheje, por me mire te jemi te pergatitur mire, sesa te papergatitur”, ka thene kreu i OBSH-se.

Sipas Chan, ka gjasa qe OBSH te rrise nivelin e alarmit te shkallen 6, qe eshte edhe maksimalja, qe do te thote se virusi eshte perhapur mes rajonave te ndryshme dhe po afrohet pandemia. Por Chan theksoi se kjo nuk do te thote se domosdoshmerisht cdo vend do te preket dhe se do te kete shume viktima te tjera.

“Autoritetet shendetesore duhet te marrin masat e duhura”, theksoi ajo. Nderkaq, rastet e tjera te konfirmuara vazhdojne te shtohen.

Ministria portugeze e Shendetesise raportoi rastin e pare te prekjes nga semundja, ndersa ne Spanje numri i te semureve eshte rritur ne 54 nga 40. Spanja eshte vendi me i prekur ne Europe. Ne Meksike autoritetet pritet te vendosin sot nese do te rihapin shkollat dhe bizneset e mbyllura.

Top Channel