Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual, si e kërcënoi dhe drogoi punonjësin duke i kërkuar favore seksuale
Ndersa Veronica Lario njoftoi nje dite me pare se do t’i jepte fund lidhjes me bashkeshortin Silvio Berkusconi, kryeministri italian pas heshtjes, ka vendosur te prononcohet.
“Veronica ka rene ne kurth. Une e di qe e kane keshilluar”, ka thene Berlusconi, duke iu referuar kerkeses per divorc nga nena e tre femijeve te tij, me te cilen eshte i martuar prej 30 vjetesh.
Shkak per vendimin e Larios u bene deklaratat e Berlusoni-t, i cili tha se do kandidoje velinat televizive per zgjedhjet e ardhshme te Parlamentit Evropian, si dhe shoqeria me nje 18-vjecare napoletane. Ne nje interviste per “Corriere della Sera”, kreu i qeverise italiane u shpreh i zemeruar per kete vendim.
Sipas tij, nuk ka me mundesi qe cifti te pajtohet. “Nuk e di nese e dua une kesaj here. Veronica duhet te me kerkoje falje publikisht dhe nuk e di nese kjo do te me mjaftoje. Eshte hera e trete qe me ben nje shaka te ketij lloji ne nje kohe fushate elektorale. Kjo eshte vertet shume”, ka deklaruar kryeministri.
Top Channel