Ushtria vret 13 militante ne Pakistan

02/05/2009 12:55

Dy ushtare pakistaneze dhe 13 militante mbeten te vrare ne luftimet e sotme prane kufirit te Pakistanit me Afganistanin.

Beteja nisi kur militantet sulmuan nje post bllok te ushtrise ne rajonin Mohmand. Kjo zone ne kufirin veriperendimor shihet si strehe e talebaneve.

Sulmi vjen disa dite pasi ushtria u ndesh me talebanet ne rajonin e Bunerit, ku gjeten vdekjen 60 persona. Talebanet jane pergjegjes per nje seri sulmesh ndaj kamioneve te NATO-s me furnizime per personelin ne Afganistan.

Top Channel