SHBA, 2.5 mln dollare humbje nga gripi i derrave

02/05/2009 12:35

Edhe industria e prodhimit te mishit te derrit ne Shtetet e Bashkuara po peson humbje kolosale nga frika e gripit, qe arrin ne 2.5 milione dollare ne dite.

Ndonese prodhuesit perpiqen te argumentojne se gripi i derrit vetem emrin ka te tille per shkak te formules gjenetike dhe se mishi eshte mese i sigurt, serish pasojat per kete industri duken te medha.

Ekspertet sqarojne se emrin gripi i derrave e mori per shume arsye, por virusi bartet nga njerezit dhe nuk perhapet me ane te ushqimit.

Nderkohe importi i mishit te derrit nga vendet e prekura eshte ndaluar dhe kjo shkakton humbje te medha.

Top Channel