Gripi, rasti i pare ne Itali; sherohet pacienti

02/05/2009 12:45

Italia ka konfirmuar rastin e pare te prekjes nga gripi i derrave. Behet fjale per nje pacient 53-vjecar, qe ka qendruar disa dite ne spital, por qe tani eshte sheruar. 

Ai ishte kthyer pak kohe me pare nga Meksika dhe kishte rezultuar pozitiv, por aktualisht pacienti nuk paraqet me asnje simptome. Italia behet keshtu vendi i 16-te, qe konfirmon pranine e H1N1.

Disa raste te tjera te dyshuara per semundjen, kane rezultuar negative. Nderkaq, OBSH ka shperndare ne internet bilancin me te fundit te perhapjes se Gripit A. Jane 615 raste te konfirmuara dhe 17 viktima, krahasuar me buletinin e meparshem, qe raportonte per 367 raste dhe 10 viktima.

Nderkaq, edhe pse SHBA nuk kane ndaluar fluturimet drejt Meksikes, kompanite ajrore Delta, United, Us Airways dhe Continental njoftuan reduktim te fluturimeve, per shkak te renies se kerkeses, si pasoje e pandemise se gripit.

Top Channel